Bota

Zyrtari: Kina ndodhet në “moment kyç” për kontrollin e koronavirusit

Drejtori i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, Ma Xiaowei tha se Kina është në një kohë të rëndësishme për parandalimin e kontrollimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

Ai tha se pushimet njëjavore me rastin e festës së Vitit të Ri Kinez është koha më e mirë për zbatimin efektiv të izolimit dhe të dezinfektimit masiv.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i ka kërkuar secilit që udhëton nga qyteti Wuhan të regjistrojë në qendrat shëndetësore të lagjes dhe të qëndrojë në shtëpi për 14 ditë.

Autoritetet qendrore kanë vendosur të krijojnë një grup udhëheqës për kontrollin e epidemisë dhe të forcojnë parandalimin në mënyrë të gjithanshme.

Ma tha se kjo është shumë e rëndësishme për mobilizimin e burimeve të të gjithë vendit për të fituar në luftën kundër epidemisë.

Ai bëri të ditur se Kina do të dërgojë 12 ekipe shtesë me më shumë se 1 600 punonjës mjekësorë në zonat e prekura më rëndë nga koronavirusi i ri në provincën Hubei

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button