Home / Politika / Merkel: Në mars do të kërkoj fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe MV

Merkel: Në mars do të kërkoj fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe MV

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se do të kërkonte fillimin e bisedimeve të pranimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në një samit të BE-së në muajin mars, sipas europeanwesternbalkans.com.

“Mbi të gjitha, ne dëshirojmë të arrijmë një marrëveshje në Këshillin e ardhshëm Europian në mars për të filluar negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Merkel për gazetarët në Berlin, ku u takua me kryeministrin Edi Rama.

“Të dy vendet kanë bërë shumë përparime”, theksoi ajo.

“Tani do të punojmë shumë për të arritur rezultatet e dëshiruara në mars”, përfundoi Merkel.

Leave a Reply

%d bloggers like this: