Home / Bota / Humb jetën legjenda e basketbollit Kobe Bryant, fotografitë prekëse të Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13 vjeçare

Humb jetën legjenda e basketbollit Kobe Bryant, fotografitë prekëse të Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13 vjeçare

Të dielën, e gjithë bota u trondit me lajmin se një helikopter – në të cilin ndodhej legjenda e basketbollit Kobe Bryant – u përplas në një kodër në Kaliforni.
Përderisa identiteti i nëntë pasagjerëve, të cilët vdiqën në përplasje, nuk është bërë publik, është konfirmuar se në mesin e tyre ishte edhe vajza 13 vjeçare e basketbollistit, Gianna Gigi Bryant.
Sipas mediave amerikane, besohet se ata ishin duke shkuar në akademinë e basketbollit bashkë me një bashkëlojtare të Gigit dhe prindërit e saj.
Prej kur doli lajmi për aksidentin fatal, shumë njerëz në rrjete sociale nderuan karrierën dhe trashëgiminë që Bryant la pas, bashkë me ngushëllimet për familjarët e pasagjerëve, duke përfshirë gruan e Bryant, Vannesa dhe tri vajzat e tjera.
Tani kur legjenda e basketbollit nuk jeton më, njerëzit në rrjete sociale po shpërndajnë fotografitë më të mira të Kobe dhe vajzës së tij Gianna. Ata kishin një lidhje të veçantë dhe Gigi ëndërronte që një ditë të bëhej si babai, një legjendë basketbolli.

Leave a Reply

%d bloggers like this: