Bota

SHBA jep paralajmërim të zymtë pasi dështon në interceptimin e nëndetëses ruse ‘Tetori i Kuq’

Si rrallëherë marina amerikane u kthyer duarbosh nga misioni i saj disa-javor për lokalizimin e një nëndetëseje të rrezikshme ruse që dihej se ishte dislokuar në veri të oqeanit Atlantik.
Luftanija e ndërtuar sipas Projektit 885 për nëndetëset raketore të kategorisë Yasen besohej se ishte afruar me disa qindra milje nga brigjet veriore të SHBA në vjeshtën e vitit të kaluar 2019. Por kërkimet për mjetin destruktiv nga nëndetëset amerikane e avionët e patrullimit, rezultuan të pasuksesshme.
Një zyrtar i lartë i marinës SHBA tha se tashmë brigjet lindore të SHBA nuk janë më një zonë “e pakontestuar” për mjetet Amerikane.
Zhvillimi vjen pas raportimeve për rritje të aktivitetit të nëndetëseve ruse në oqeanin Atlantik, duke përfshirë dhe tipe të reja më pak të zhurmshme e më pak të dukshme për radarët.
Admiral i amerikan Andrew Lewis tha: “Po shohim një numër më të madh nëndetësesh të dislokuara për periudha më të zgjatura , dhe me armë më shkatërrimtare se më parë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button