Politika

Kurti në takimin me Bashën e përmend varfërinë dhe papunësinë në Kosovë e Shqipëri

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kurti pas këtij takimi ka thënë se është obligimi i politikanëve të ngritin dinjitetin dhe intergritetin e popullit të Kosovës dhe të Shqipërisë, të cilët, sic thotë kryeministri kosovar, po jetojnë në varfëri.

Dy zyrtarët thanë jashtë selisë së PD pas takimit se me rëndësi është bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve, në të mirë të qytetarëve.

“Kuvend e qeveri do bashkëpunojmë, në mënyrë që Kosova dhe Shqipëria të jenë në nivel historik për qytetarët tanë, që siç e dimë janë varfërinë dhe papunësinë më të madhe në rajon. Është obligimi jonë të jemi në shërbim të qytetarëve, për të ngritur dinjitetin dhe integritetin e tyre”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq Basha ka folur për prioritetet e Shqipërisë karshi Kosovës, duke i thënë Kurtit se mund të mbështeten te opozita e Shqipërisë.

“Prioritetet tona janë të qarta për kosovarët. Do bëjmë gjithçka për të ndihmuar në lëvizjen e lirë, për të ndalur shpopullimin. Mbështetje të fuqishme për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, ashtu si dhe heqjen e vizave. Kosovarët dhe Kurti mund të mbështeten plotësisht te PD dhe opozita e bashkuar”, u shpreh Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button