Ekonomia

Tërmeti, 5 programet e rindërtimit dhe 7 burimet e financimit që do të realizohen deri më 2023

Dëmet e krijuara nga tërmeti që sipas faturës zyrtare përllogariten rreth 1 miliardë euro do të rikuperohen nëpërmjet një mekanizimi të vetëm të financimi (Mekanizmi për financimin e rikuperimit të pas katastrofës). Dokumenti për rimëkëmbjen pas tërmetit vë në dukje se do të aplikohen pesë programe për rindërtimin të cilat do të financohen nga 7 burime të ndryshme që përfshinë buxhetin e shtetit, OJF-të, donatorët etj.

Rindërtimi do të kalojë në tre faza. E para është një vit (deri në fund të vitit 2020), ndërsa në afat të mesëm janë dy vitet në vazhdim (2021 dhe 2022) dhe në afat të gjatë është dy vitet pasuese (2023 dhe 2024) të periudhës së zbatimit.

Rezultatet e nevoja totale e rimëkëmbjes është 1,076.1 milion EUR (132.4 miliardë lekë).

Nga kjo shumë 545,48 milion EUR (67.1 miliardë lekë), që përfaqëson 51% të totalit, u vlerësua si e nevojshme për të adresuar nevojat afatshkurtra, 499.61 milion euro (61.5 miliardë lekë) ose 46.5% e totalit do të investohen në afatmesëm dhe 31.05 milion euro (3.8 miliardë lekë) ose 2.5% e totalit do të shkojnë për të mbuluar nevojat afatgjata.

5 programet e rindërtimit

Rikuperimi i pasojave të tërmetit do të përfshijë zbatimin e pesë programeve që përfshijnë këto ndërhyrje:

1-Zhvillimi i zonave të reja të banimit,

2-Ndërtimi i infrastrukturës publike,

3-Blerja e stokut të banesave,

4- Granti për rindërtim

5-Rmëkëmbja sociale dhe ekonomike.

7 burimet e financimit

Shqipëria krijoi një mekanizëm të vetëm (STA) për të financuar operacionet e rimëkëmbjes dhe shkatërrimit pas katastrofës që do të ndihmojë në sigurimin e përdorimit në kohë dhe të duhur të burimeve të mobilizuara.

Zhvillimi i një mekanizmi të tillë, synon të të adresojë zinxhirin e plotë të mobilizimit të burimeve financiare, shpërndarja dhe ekzekutimin e burimeve financiare. KY mekanizëm ndihmon për të menaxhuar më mirë rrezikun fiskal të fatkeqësive natyrore.

Një komponent thelbësor i kësaj përpjekje ka qenë “Akti për lehtësimin e dëmtimit nga katastrofat natyrore” dhe krijimi i “Fondit të Rindërtimit” për të adresuar sfidat e qeverisë për financimin e katastrofave

Burimet e financiarë për rindërtimin janë kontribute financiare ose në natyrë, të siguruara nga:

  • Program special në buxhetin e shtetit;
  • Njësitë e qeverisjes vendore;
  • Qeveritë e huaja;
  • Organizatat ndërkombëtare;
  • Organizata jofitimprurëse;
  • Individët dhe entitetet;
  • Bankat dhe institucionet e tjera financiare.
  • Për të zbatuar programin e rindërtimit, është krijuar një fond i Rindërtimit, i cili parashikohet të jetë 20 miliardë lekë, i përbërë nga grante dhe një program i veçantë në buxhetin e shtetit.

Në fund të vitit buxhetor, fondet e pashpenzuara trashëgohen në vitin e ardhshëm dhe përdoren për të njëjtin qëllim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button