Ekonomia

Ambasada amerikane: Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja

“Në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri”, thuhet në deklaratë.

“Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme”.

Rrëzohet urdhri i Ministrisë së Financave për “duty free”, gjyqtari: Do ta kuptoni ku fle lepuri

Gjykata Administrative ka pranuar sot padinë e shoqërisë ADFD për shërbimin “duty free” në Rinas. Gjykata rrëzoi urdhrin e Ministrisë së Financave që i anuloi lejen e shfrytëzimit për 5 vjet të tjera të “duty free” ne Rinas nga ADFD.

Të pranishëm gjatë shpalljes së vendimit ishin edhe përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë.

Gjyqtari Avdi Sejdi pasi shpalli vendimin iu tha të pranishmëve: “Kur ta merrni vendimin e arsyetuar lexojeni me kujdes dhe do ta kuptoni se ku fle lepuri”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button