Bota

Erdoğan dhe Putin zhvilluan bisedë telefonike për situatën në Idlib

Në bisedën telefonike mes presidentëve Erdoğan dhe Putin është diskutuar kriza në Siri, gjegjësisht situata e përkeqësuar në rajonin e deeskalimit në Idlib.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike lidhur me tensionet në Idlib të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Kremlini, thuhet se në bisedën telefonike mes presidentëve Erdoğan dhe Putin është diskutuar kriza në Siri, gjegjësisht situata e përkeqësuar në rajonin e deeskalimit në Idlib.

“Në bisedë u theksua rëndësia për zbatimin e plotë të marrëveshjeve ruso-turke, përfshirë memorandumin e Soçit të 17 shtatorit 2018. U vendos që për këto qëllime të zhvillohen kontakte shtesë nëpërmjet institucioneve përkatëse”, thuhet në deklaratë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button