Rajoni

Putini sot në Beograd

putini-sot-n-euml-beograd_hdPresidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të qëndrojë sot për vizitë në Beograd me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të qytetit.

Putin do të pritet nga një paradë ushtarake, e para në Beograd pas gati 30 vjetësh. Ai do të vendosë kurorë tek monumenti i Çlirimtarëve të Beogradit dhe heronjtë e Luftës së Parë Botërore, i cili do të bëjë aty një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës për një takim të nivelit të lartë në Milano.

Presidenti rus do të ketë bisedime të veçanta me presidentin dhe kryeministrin e Serbisë, Tomisllav Nikolic dhe Aleksadndrom Vucic, dhe Tanjug paralajmëron për nënshkrimin edhe të disa marrëveshjeve.

Vizita e presidentit rus vjen në një kohë kur Serbia lëkundet mes dy prej “lojtarëve” më të mëdhenj botërorë, Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

Rusia është bërë pengesë për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, ndërsa Serbia, si shumë vende të Evropës lindore, është e varur nga gazi rus.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vucic, këmbënguli para gazetarëve se Serbia mund të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe njëkohësisht t’i qëndrojë kursit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button