Home / Kronika / Ambasadorja Kim: SHBA mbështet fuqimisht sundimin e ligjit në Shqipëri, SPAK duhet të ketë sukses

Ambasadorja Kim: SHBA mbështet fuqimisht sundimin e ligjit në Shqipëri, SPAK duhet të ketë sukses

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim  bëri të ditur se SHBA mbështet fuqimisht sundimin e ligjit në Shqipëri dhe se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duhet të ketë sukses.

“SHBA mbështet fuqimisht sundimin e ligjit në Shqipëri. SPAK duhet të ketë sukses”,- u shpreh ambasadorja Yuri Kim, ndërsa përcolli deklaratat e ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca pas takimit me kreun e SPAK, Arben Kraja.

Soreca gjatë takimit me Krajën diskutoi sfidat e SPAK si institucion i ri dhe rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat vendore.

Leave a Reply

%d bloggers like this: