Home / Politika / Festa Kombëtare e Serbisë, Meta merr pjesë në ceremoninë në Tiranë: Të zgjidhen problemet historike, mos jemi më peng i tyre

Festa Kombëtare e Serbisë, Meta merr pjesë në ceremoninë në Tiranë: Të zgjidhen problemet historike, mos jemi më peng i tyre

Ilir Meta ka marrë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga ambasada serbe në Tiranë për Festën Kombëtare të Serbisë.

Presidenti i Shqipërisë ka thënë se bashkë me Serbinë dhe Kosovën duhet të zgjidhin problemet historike në mënyrë që mos jenë më peng i tyre.

Ai gjithashtu shprehu bindjen se shumë serbë kanë ëndrrën e fortë të anëtarësismit të tyre në BE.

STATUSI I ILIR METËS

Sot mora pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e Festës Kombëtare të Serbisë.

Duke e falenderuar Ambasadorin Miroljub Zariç për pritjen e ngrohtë, shpreha bindjen se ëndrra e shumë qytetarëve të Serbisë për anëtarësimin e vendit në tyre në Bashkimin Europian, është ende e fortë.

Për ta bërë rajonin tonë më të sigurt, më të besueshëm dhe mbi të gjitha më atraktiv për të rinjtë tanë në Shqipëri, në Serbi e Kosovë, në mënyrë që ata ta shohin të ardhmen në vendet e tyre, është e domosdoshme një frymë e re e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe e zgjidhjes së problemeve historike, për të mos qenë më peng i tyre.
Suksese të ardhmes europiane të Serbisë dhe rajonit tonë!

 

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: