KosovaRajoni

Ambasada amerikane në Berlin: Marrëveshjet e deritanishme Kosovë-Serbi lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave

Me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell, Kosova dhe Serbia sot janë pajtuar për arritjen  marrëveshjes për hekurudhën Prishtinë-Beograd.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të sotme në Mynih kanë marrë pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me dy zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic me Marko Gjuriqin.

Për Ambasadën amerikane në Berlin me marrëveshjet e arritura deri tani është duke u bërë një progres historik sa i përket zhvillimit ekonomik.

Përmes një reagimi në twitter thuhet se marrëveshje për linjën ajrore, hekurudhore dhe për autostradën do të lehtësojë lidhjet dhe lëvizjen e njerëzve dhe mallrave mes Serbisë dhe Kosovës.

“Presidenti Vucic dhe presidenti Thaçi iu bashkuan sot ambasadorit Grenell për të bërë progres historik në zhvillimin ekonomik. Marrëveshja për linjën ajrore, hekurudhore dhe hekurudhore do të lehtësojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave mes Serbisë  dhe Kosovës”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane në Berlin.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka falënderuar presidentin e SHBA’së, Donald Trump, për progresin e bërë pas nënshkrimit të marrëveshjeve të sotme për hekurudhën Prishtinë-Beograd dhe për autostradën. Sipas kreut të shtetit serb, marrëveshje të tilla do të sigurojnë paqen për dekadat që do të vijnë.

“I lumtur teksa shoh progresin e arritur sot dhe falënderoj shumë presidentin Trump dhe ambasadorin Richard Grenell në emër të Serbisë, sepse besoj që do të kemi një të ardhme më të mirë dhe që do të sigurohet paqja për dekadat e ardhshme”, ka shkruar Vuçiq në twitter.

Ka reaguar edhe presidenti Thaçi, sipas të cilit marrëveshjet e nënshkruara sot janë një hap i madh drejt arritjes së finales Kosovë-Serbi.

“Një tjetër moment historik. Së pari me marrëveshjen për trafikun ajror dhe sot nënshkruam marrëveshjen për hekurudhat dhe autostradat në mes Kosovës dhe Serbisë. Faleminderit, Donald Trump për udhëheqjen dhe Richard Grenell për vendosmërinë. Një hap i madh drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare për paqe mes dy shteteve”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button