Thaçi në Berlin: Nëse s’e shfrytëzojmë interesimin e SHBA’së, mbesim vend i izoluar
Ai thotë se Kosova nuk duhet të merr vendime që do ta largonin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
“Institucionet e Kosovës duhet të marrin veprime që të hapin perspektivën euroatlantike dhe nuk duhet të marrin vendim që e largojnë nga SHBA’ja dhe BE’ja”, ka thënë Thaçi.
Ai thotë se nëse Kosova nuk e shfrytëzon interesimin e tanishëm të sHBA’së për arritjen e marrëveshjes me Serbinë, atëherë do të mbesim të izoluar për vite a dekada të tjera.
“Dua të shpresoj që ky vit mund të jetë viti që definitivisht të arrihet marrëveshja paqësore mes Kosovës dhe Serbisë. Fokusi i Presidentit Trump në këtë proces duhet ta shfrytëzojmë dhe të mos humbin dekada tjera. Nëse do të fokusohemi tek Brukseli atëherë mund të them se do të mbetemi të izoluar edhe për vite të tjera”