Ekonomia

Ndryshime në kabinetin Rama, 2 zëvendësministre të reja te financat

Ndryshime të tjera kanë përfshirë kabinetin qeverisës të Edi Ramës.
Fill pasi ish-zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi dha dorëheqjen, me vendim qeverie, në vend të tij është emëruar Adela Xhemali.

Po kështu, një tjetër zëvendëministre në këtë institucion është emëruar edhe Vasilika Vjero, saktësisht në vend të Erjon Luçit, i cili u largua nga kjo detyrë një muaj më pare.

VENDIMET 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Adela Xhemali emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Elton Haxhi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Vasilika Vjero emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button