Home / Rajoni / Bullgaria mund të ndëshkohet për menaxhimin e keq të mbetjeve

Bullgaria mund të ndëshkohet për menaxhimin e keq të mbetjeve

Bullgaria mund të sanksionohet nga institucionet evropiane me gjoba për mbi 500 miliona euro për shkak të menaxhimit të keq të mbetjeve.

Këtë e deklaroi në intervistën për Radion Kombëtare Bullgare eurodeputetja nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë dhe ish-ministrja e ekologjisë Iskra Mihajllova, duke komentuar rastin me mbetjet e gjetura në portin e Varnës, të importuara nga Italia.

Importi i mbetjeve në Bullgaria ka tejkaluar kapacitetin e kompanive për përpunimin e plehrave dhe kjo është për shkak të mungesë së kontrollit adekuat, shpjegoi deputetja nga Parlamenti Evropian.

Ajo sqaroi se gjatë viteve 2013-2014 Bullgaria ka pasur probleme me shfrytëzimin e mbetjeve. Në lidhje me ekzistencën e depove të paligjshme, kundër saj është nisur procedurë penale nga ana e Komisionit Evropian, kurse në territorin e vendit tonë vazhdojnë të ekzistojnë depo të tilla.

Leave a Reply

%d bloggers like this: