Politika

Nënshkruhet marrëveshja, Komisioni Europian 15 milionë euro për Rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen nënshkruan sot në Bruksel marrëveshjen e grantit prej 15 milionë euro të Komisionit Europian, për dëmet e shkaktuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Marrëveshja u nënshkrua në prag të nisjes së Konferencës së Donatorëve në Bruksel të organizuar nga Komisioni Europian.

Presidentja e Komisioni Europian Der Leyen më herët ka deklaruar se “Komisioni Europian qëndron në solidaritet të plotë me Shqipërinë me veprime dhe jo vetëm me fjalë. Hapi i parë që do të ndërmarrim është mbledhja e një fondi nga vendet fqinje, 15 milionë euro menjëherë, për të mbështetur popullin shqiptar, ndërsa si komision kemi vendosur të organizojmë një konferencë donatorësh”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button