Politika

BRUKSEL – Varhelyi: Nuk ka ofertë tjetër, përveç anëtarësimit të Shqipërisë dhe MV në BE

 Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të zbatojnë reformat e kërkuara për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, deklaroi sot komisioneri për Zgjerimin e BE-së, njoftoi sot thechronicleherald.ca, që i referohet agjencisë britanike të lajmeve, Reuters.

Gazeta kanadeze shton se ky është sinjali i fundit që tregon se dy vendet ballkanike janë vendosur të kapërcejnë kundërshtimin e Francës për aspiratat e tyre.

Presidenti francez, Emmanuel Macon, i cili bllokoi hapjen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën në tetor, tha fundjavën e kaluar se ai ishte i gatshëm të miratonte bisedimet e anëtarësimit nëse Komisioni Europian do t’u jepte një vlerësim pozitiv muajin e ardhshëm.

“Jam shumë i inkurajuar nga vizitat e mia në të dy vendet”, i tha sot Varhelyi një grupi ekspertësh.

“Ata nuk heqin dorë nga reformat… dhe ju do të shihni se ata do t’i përmbushin reformat dhe, nëse ata e bëjnë këtë, ju mund të jeni të sigurt se duhet të ketë një hapje të negociatave”, theksoi ai.

Komentet e Macron në fundjavë, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kishin të ngjarë të siguronin liderët e tjerë europianë se Franca ende e mbështet zgjerimin e BE-së drejt anëtarëve të rinj.

“Nuk kemi asgjë tjetër si ofertë përveç anëtarësimit”, përfundoi Varhelyi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button