Kronika

Vetëdeklarimi i burimit të pasurisë, OFL u dërgon formularin 2 të dënuarve në Itali

Dy persona nga Berati të dënuar në Itali për trafik droge janë subjektet e radhës për OFL. Gazmend Mahmutaj dhe Edison Çobo nga Berati, kanë marrë me shkrim kërkesën nga OFL për të dorëzuar një vetëdeklaratë për pasuritë dhe burimin e tyre. Këto dy shtetas rezultojnë të dënuar për trafik droge në Itali.

“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë. Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve: G. M., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”; E. Ç., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”; Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së”, njoftoi të martën Policia e Shtetit.

“Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”, përfundoi njoftimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button