Palmer: Kosova e Serbia t’i caktojnë parametrat e dialogut që duhet të rezultojë me njohje reciproke
Palmer tutje thotë se SHBA, mbështet Kosovën dhe Serbinë për të gjetur një mënyrë të rikthimit në dialog ku do të diskutoheshin të gjitha shqetësimit dhe do të gjendej një rrugë drejt normalizimit të raporteve, që sipas tij do të kishte njohjen reciproke në qendër.
“Ajo çfarë ne mbështesim është që palët të gjejnë një mënyrë për t’u rikthyer në tavolinën e negociatave, duke i vendosur shqetësimet për të gjitha çështjet në tavolinë, dhe për të gjetur një shteg përpara drejt normalizimit të raporteve të tyre, që në mënyrë ideale do të kishte njohjen reciproke në qendër”, ka shtuar ndër të tjera Matthew Palmer, transmeton Gazeta Express.
Ai ka thënë se SHBA’të dëshirojnë të shohin njohjen reciproke Kosovë-Serbi si rezultat të procesit të negociatave.
“Në do të donim të shihnim njohjen reciproke në mes të Serbisë dhe Kosovës si rezultat të procesit”, ka potencuar ndër të tjera Palmer.
Ndërkohë tutje ai nuk ka pranuar të flas i pyetur nëse qëndrimi i SHBA’së për korrigjim të kufijve është në kundërshtim me qëndrimin gjerman, të cilët frikësohen se një lëvizje e tillë do të destabilizonte rajonin