Gara presidenciale në SHBA, Bloomberg i bashkohet debatit të partisë demokratike
Bloomberg, 78 vjeç, ish-kryetar I bashkise se Nju Jorkut, do të hyjë në garë për nominimin më 3 mars, në të ashtuquajturën Super e Martë, kur 14 shtete votojnë për kandidatin e preferuar të Partisë Demokratike. Bernie Sanders ka dalë i pari me 31% te mbështetjes, ndërsa Xho Bajden i treti me 15%.”Michael do t’iu bashkohet kanidatëve të tjerë demokratë në skenë dhe do të dëshmojë se përse është kandidati më i mirë për të mposhtur Donald Trumpin presidentin aktual] dhe për të bashkuar vendin”, tha përmes një deklarate kryetari i fushatës së Bloombergut, Kevin Sheekey.
Bloomberg, biznesmen miliarder, ka shpenzuar qindra miliona dollarë në reklama televizive, digjitale dhe në radio për fushatën e tij. Ai është akuzuar nga kandidatët rivalë, Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders, për përpjekje për të blerë zgjedhjet. Ai i ka mohuar pretendimet dhe ka ofruar mbështetjen e tij financiare për Partinë Demokratike edhe nëse nuk e fiton nominimin. Kandidati demokrat që do ta sfidojë presidentin aktual, Donald Trump, në zgjedhjet e nëntorit, do të zgjidhet në korrik. Aktualisht, tetë kandidatë janë në garë për të fituar nominimin e Partisë Demokratike.