Home / roze / Al pacino është ndarë nga e dashura, “Është plakur” ka thënë ajo

Al pacino është ndarë nga e dashura, “Është plakur” ka thënë ajo

Për herë të parë, ish-e dashura e aktorit ka treguar arsyet që e shtynë t’i jepte fund marrëdhënies me Al Pacino-n. Meital tregoi se marrëdhënia e tyre nuk mund të funksiononte më njësoj pasi ai ishte plakur goxha.

Për më tepër, ajo shtoi faktin se Al Pacino nuk ishte shumë dorëlëshuar me dhuratat.

“Është e vështirë të jesh me një burrë aq të vjetër, edhe pse është Al Pacino. Diferenca e moshës ka rëndësi. Unë u përpoqa ta mohoja, por për të qenë të sinqertë, ai tani është plakur. Pavarësisht gjithë dashurisë time, nuk zgjati. Kisha një zënkë me të së fundmi dhe e lashë, por sigurisht që e dua dhe e vlerësoj dhe jam e lumtur që isha me të kur kishte nevojë për mua. Është një nder për mua. Jam e lumtur që ndodhi kjo marrëdhëniedhe shpresoj që të mbetemi miq të mirë.

Ai më blinte vetëm lule. Si mund ta them me mirësjellje që nuk i pëlqente të shpenzonte para?”- ka rrëfyer ajo sipas “People”.

Al Pacino dhe Meital parakaluan së bashku në tapetin e kuq gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “BAFTA”, ku aktori u rrëzua në publik dhe tërhoqi vëmendjen e mediave.

Leave a Reply

%d bloggers like this: