Home / Rajoni / Ministrja Petkova: Vetëm qeveria Bullgare është kompetente për projektet energjetike me Rusinë

Ministrja Petkova: Vetëm qeveria Bullgare është kompetente për projektet energjetike me Rusinë

Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova deklaroi sot, më 19 shkurt, se për projektet e përbashkëta energjetike me Rusinë është kompetente vetëm qeveria bullgare.

Kështu ajo reagoi pasi më 18 shkurt, doli informacioni për bisedën telefonike të Presidentit Rumen Radev me homologun e tij rus Vladimir Putin, në të cilën janë diskutuar projektet e përbashkëta energjetike.

Petkova deklaroi se është befasuar nga fakti se Radevi ka shprehur shpresë për arritjen e marrëveshjes për çmime dhe kushte të favorshme për të dyja palët për furnizimin e gazit natyror rus në Bullgari.

“Qeveria është duke zhvilluar negociata me palën ruse që nga viti i kaluar”, shpjegoi zonja Petkova.

Leave a Reply

%d bloggers like this: