Home / Politika / Meta: Më 2 mars firmos dekretin e parë kundër grushtit të shtetit

Meta: Më 2 mars firmos dekretin e parë kundër grushtit të shtetit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi sot se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë për të shpartalluar atë që e cilësoi “grusht shteti”.

Në një konferencën për mediet, Kreu i Shtetit paralajmëroi një besëlidhje me popullin dhe tha se institucionet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do t’i kthehen popullit.

“Vazhdojmë me prova të reja të përpjekjes së gjysmë parlamentit për të hedhur hapin final të kurorëzimit të grushtit të shtetit. Ju e dini që gjoja është marrë iniciativë nga disa deputetë të pavarur, por dokumentet që do ju japim tregojnë qartë, se kjo iniciativë është në zbatim të programit të Këshillit të Ministrave. Pra e kanë marrë nga Don Doni e nga e kanë marrë direkt dhe vetëm kanë ndryshuar aty Kuvendi i Shqipërisë”, tha Meta.

“Kjo është një provë tjetër që është Kryeministri ideatori, frymëzuesi dhe ekzekutori i këtij puçi shteti dhe ai do të jetë përgjegjësi i parë dhe i drejtpërdrejtë përpara popullit shqiptar dhe drejtësisë së re që do të vijë pas triumfit kundër grushtit të shtetit. Dhe do të vijë patjetër”, vijoi Meta.

Së dyti, shtoi Presidenti Meta, “gjysmëparlamenti në relacionin e tij, që shquhet për gënjeshtra dhe mashtrime, thotë se kjo nismë, pra për të bërë ceremonitë e betimit në kafene buzë Lanës ka marrë aprovimin e KLP, KLGJ, Magjistraturës, Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Fondacionit Soros, i cili nuk besoj se ia ka dhënë këtë gjë po akoma nuk e kam përgjigjen, Respublika, Instituti i Studimeve Politike dhe Ministrisë e Drejtësisë, e cila padyshim që ia ka dërguar të shkruar pr/ligjin. Këto përgënjeshtrohen, në radhë të parë nga vetë Dvorani, që thotë se nuk ka dhënë asnjë mendim në emër të tij personal dhe aq më tepër të KED që s’është mbledhur kurrë për këtë çështje, në mbështetje të këtij grushti shteti. Dhe unë këtu e duartrokas, se kur njeri vepron në përputhje me ligjin, transparencën, nuk më mbetet gjë tjetër vetëm se ta duartrokas”.

“Këtu kemi një përgënjeshtrim tjetër të gënjeshtrave të gjysmëparlamentit të dele-deputetëve. Këtu thotë se Shkolla e Magjistraturës nuk ka dhënë opinion për këtë ligj fare. Falënderoj edhe zotin Sadushi për bashkëpunimin dhe transparencën e tij. Vijmë te Komiteti Shqiptar i Helsinkit, që thotë se, ligjet duhet t’i nënshtrohen konsultimit me Presidentin, etj. Lidhur me këtë propozim, pra betimin te Lana, KSHH, vlerëson se ceremonia e betimit që zhvillohet tek Presidenti nuk mund të realizohet në formë të shkruar. KSHH vlerëson se betimi nuk mund të kryhet në formë të shkruar, pasi është një akt i lartë solemniteti, atributet që kushtetuta i ka caktuar një organi. Sepse ligji është në zbatim të kushtetutës, jo në përdhunim të Kushtetutës. Ndaj akti i betimit duhet bërë vetëm para këtij institucioni, dhe në vlerësimin tonë, forma e propozuar përveç se nuk është tipike, shmang një kompetencë ekskluzive. KSHH thotë se akti i betimit duhet të bëhet vetëm përpara Presidentit”, tha Meta.

“Nuk po gjejmë dot aktin me të cilin është kërkuar dhe realizuar botimi në Fletoren Zyrtare i gjoja shpalljes në emër të KED i znj. Arta Vorpsi si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Akti mbi të cilin Kuvendi i Shqipërisë e konsideroi të zgjedhur zonjën në fjalë dhe e përjashtoi nga kandidaturat e veta dhe vazhdoi punët e tij të mbrapshta”, tha Meta.

Presidenti Meta shtoi se i ka nisur 48 orë më parë, një kërkesë Qendrës së Botimeve Zyrtare, në lidhje me këtë akt.

Meta theksoi se mazhoranca e qeveria janë pjesëmarrëse në këtë grusht shteti dhe se emra të tjerë do të evidentohen në ditët në vijim.

“Çdo ditë do ketë lajme për grushtin e shtetit. Do ta marrim me qetësi çmontimin e grushtit të shtetit. Veprimet e presidentit do të jenë gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës. Nëse kjo godinë është sot një kështjellë e vetme për fat të keq, por e pamposhtur dhe e paepur për mbrojtjen e Kushtetutës. Nga data 2 mars kur do të firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit, para popullit shqiptar në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku do të lidhim një besëlidhje”, tha Meta.

“Më 2 mars ju presim të gjithëve pasdite në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe ju japim fjalën se shumë shpejt, falë popullit shqiptar nuk do të ketë vetëm një institucion në mbrojtje të Republikës dhe Kushtetutës, por të gjithë këta institucione që janë në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe kudo pastaj do t’i kthehen popullit shqiptar”, tha Meta.

One comment

  1. Kemi pare e degjuar shume veprime destruktive te opozites gjate ketyre dy viteve, sidomos nga SHkurti i vitit te kaluar, kur opozita braktisi parlamentin dhe doli rrugeve me sashka e molotov,kunder institucjoneve dhe policis se shtetit, per te dhjeten here, por sja doli, sepse e mori pergjigjjen nga Depertamenti i SHtetit Amerikan dhe e vuri bishtin nen shale.
    Edhe pse presidenti Meta, ka kohe qe i nxist, keto protesta me te gjita menyrat, sja ka dale dote edhe pse ka kohe kishte kohe qe veshur kostumin e opozites, pamvaresisht se si lejohet ne postin qe ka, si President i Republikes.
    Ndersa mbas qershorit te vitit te kaluar,kur nxori dekretin per anullimin e zgjedhjeve te 30 Qershorit, por qeveria dhe faktori nderkombetar ja hodhen ne koshin e plerave, esht bere si i terbuar, biles ka dale menc fare, deri sa hariti, qe ne kohen kur BE, SHBA, po inkurajojne vendin tone per hapjen e negocjatave ne Maje te keti viti, ky ben te kunderten, kerkon ta futi vendin tone ne trazira, qe mudet te perfundojne ne lufte vellavrasje, kerkon trazira e remuje, qe mundet te cojne ne konfrontim fizik e demtim te prones shterore dhe asaj private, per ta rezuar me force qeverin Rama.
    Vetem nje antishqiptar mundet ta desheroi dhe ralizoi nje gje te tille.
    Mos valle edhe Meta, ka pregatitur ndoshta planin famekeq ,qe me daten 2 Mars, me kamikazet e tyre, me te pakeaqurit, me te paguarit ndoshta mendon, te krijoje konfrontime nepermjet dhunes me policin e shtetit, deri ne ate mase qe policia te jet e pafuqishme per mbrojtjen e institucjoneve dhe ashtu sic delkaroi dje dhe sot, kure masat te mesyjne e te pushtojne kryeministrin, parlamentin, ndoshta dhe televizjonin shteteror apo nonje televizjon tjeter kombetar, ky palo president, simbas mendjes se tije , dote nxjere dekretin per shkrirjen e parlamentit dhe mundet te dale e te flase ne televizjon,se populli e rezoi me force qeverin Rama dhe sa mepare qeveri tekonike, per te kaluar ne zgjedhje te parakoshme, vetem e vetem qe te vije sa me pare ne pushtet opozita me Bashen dhe te shoqen e tij Moniken.
    Haron ky ditezi, se jemi ne shekullin e 21, kur shqiperia esht vend i NATOS, esht ne prag te hapjes te negocjatave per tju bashkuar BE.
    Ashtu si Berishes edhe keti soi presidentij, ju eren syte dhe u bene per ne psikiatri, kure pane se popullit shqiptar dhe qeveris Rama, BE, SHBA dhe shume shtete dhe institucjone te rendesishme nderkombetare i dhuruan dhe e kredituan me 1. 15. milard Ero per te eleminuar sa mepare pasojat e medha qe la termeti i 26 nendorit te vitit qe kaloi.
    Nderkohe qe vendi ndodhet ne prag te hapjes se egocjatave per tju bashkuar familjes te madhe Evropjane. GJthashtu, eshsht ne emergjence per te ndertuar sa me pare shtepit e demtuara nga termeti ky mamuth del perdit netelevizor dhe ne vend te falnderonte kryeministrin Rama, per lobimine shkelqyer dhe shperblimin qe i beri BE dhe gjith donatoret e huaj ku gati 400. 000 jane dhurate d dhepjesa tjeter me kredi te bute dhe afat gjat. mbeti dy here ne dite duke dhene konferenca shtypi e duke ber thirje thuajse fashiste, per revolucjon popullor, ku sic mendon Meta, Berisha, Basha, Monika, kamikazet e opozites, njerez te pakanaqur nga qeveria, te nxitur, nga thirjet e drejtuseve te opozites, sic i kemi pare per dhjet protesta te dhuneshme vitin e kaluar, dote perleshen me policin e shtetit, dote sulmojne e pushtojne kryeministrin, Parlamentin, ndoshta dhe nonje televizjon kombetar publik, nderkohe ndoshta Ilir meta mundet te nxjer nonje dekret per per shperndarjen e parlamentit.
    Haron diteziu se marja me dhune e pushtetit ne demokraci esht e jashteligjeshme, dhe e denushme. e provoi Sali Berisha me topa e tanke ne 98, por nderkombeteret ja vune kufirin tek thana.
    Marja e pushtetit me dhune, esht karakteristik e juntave ushtarake, qe u takoje shekullit te 20 , jo te 21. tani.
    Ne qofte se ky soi presidenti e ka ndermend, ta rezoi qeverin e ligjeshme me force, duke i nxisur qytetaret , ta kalojne ne shkelje te ligjit dhe kushtetutes, dote haje koken e ti, pamvaresisht, se, doti krijoj imazh te keq vendit tone ne arenen nderkombetare dhe mundet ti sjell dem, frenimit te rreformes ne drejtesi, nga e cila ka frike per shkeljet qe ka bere dhe esht nen hetim nga parlamenti.
    Besojme dhe shpresojme se qytetaret shqiptare, bashkeatdhetaret tane kudo qe jane, dota bojkotojne thirjen e Metes per te dale ne bulevardin kryesor te Tiranes me daten 2 Mars dhe dote perqendrojne forcat mendore dhe fizike, per ndertimine shtepive instucjoneve e bizneseve sa me pare te jet e mundur, keshtu dote bejhet i mundur edhe punesimi i atyre qe kerkojne pune, dote ralizohet ritja e ekonomis shqiptare per vitet ne vazhdim.
    Esht detyre e qeveris Rama qe, me pergjegjesi e trasparence te plote para popullit dhe nderkombetareve te ndjeke cdo qindarke qe te shkoje ne vendin dhe kohen e duhur.
    duhur. qe me aq bujari dhuruan shumen e domosdoshme per elemini,min e pasojave te termetit sa me pare.
    Kjo dote ishte edhe nje tregus me shume pozitiv, per hapjen e negocjatave per ne familjen evropjane.

Leave a Reply

%d bloggers like this: