Home / Kosova / Grenell: “Lajm i rremë” që SHBA mbështetë shkëmbim territoresh Kosovë – Serbi

Grenell: “Lajm i rremë” që SHBA mbështetë shkëmbim territoresh Kosovë – Serbi

Në një postim në twitter, ambasadori Grenell e cilësoi “lajm të rremë” njoftimin e revistës në internet “EU Observer” sipas së cilës “një plan për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është edhe më tej popullor në qarqet amerikane, derisa i dërguari Richard Grenell po nxitë idenë e një marrëveshjeje të shpejt të njohjes”.

“Lajm i rremë. Ju asnjëherë nuk keni thirrur ose shkruar për të pyetur. Unë jam për atë që palët pajtohet – jam i përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe jo në politikë”, shkroi ambasadori Grenell, i cili për më pak se një muaj ndërmjetësoi marrëveshjet për linjën ajrore, atë hekurudhore dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Revista “EU Observer” shkroi se “Shtetet e Bashkuara edhe më tej janë të hapura ndaj planit për shkëmbimin e territoreve” në një tekst që përfshinte një intervistë me përfaqësuesin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer. Ajo citoi zotin Palmer të ketë thënë se “U takon palëve të krijojnë parametrat e bisedimeve dhe se u takon palëve të gjejnë rrugë për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve, duke vënë mbi tryezë çështjet që i shqetësojnë ato dhe të gjejnë mënyrën për normalizimin e marrëdhënieve. Shtetet e Bashkuara do të donin të shihnin njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë si rezultat i procesit negociues”, citohej ai.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe për t’iu kundërvënë qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzoi vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tarifave.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Beogradit të heqë dorë nga fushata për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, ndërsa qeverisë së re në Prishtinë të heqë tarifat,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të mërkurën se qeveria e tij do zëvendësojë tarifat reciprocitetin e plotë tregtar me Serbinë sikurse me secilin shtet.

“Tarifa ka qenë vendim i qeverisë së kaluar. Ne nuk jemi për tarifa si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit por për reciprocitet si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve. Produktet që prodhohen në Kosovë e të cilat i nënshtrohen praktikave dhe konkurrencës jolojale do të mbrohen”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: