Bota

Gjermania: Me Francёn pёr BE, me SHBA pёr armёt atomike?

Pёr bashkёpunimin europian, Gjermania beson tek Franca, kurse nё çёshtjet e sigurisё bazohet nё mburojёn atomike tё SHBA. Nё Konferencёn e Sigurisё nё Mynih, Macron kishte njё rekomandim pёr gjermanёt.

Janё rehatuar mirё gjermanёt nёn mburojёn mbrojtёse tё SHBA? Nё Konferencёn e Sigurisё nё Mynih (14-16.02), presidenti francez, Macron la kёtё pёrshtypje. Ai kёrkoi njё debat nuklear nё Gjermani, edhe pse ky diskutim “nuk ka pёr tё qenё i lehtё”. Franca, sipas Macron, nuk ka frikё, nёse Gjermania dhe BE shkёputen nga mburoja mbrojtёse amerikane.

Rikthim i historisё?

Tё qenit tё hapur-ka njё traditё tek pala franceze. Qё nё vitin 1957, Parisi ishte i gatshёm pёr lёshime tё mёdha nё drejtim tё Gjermanisё. Atёherё ministri gjerman i Mbrojtjes, Franz Josef Strauß dhe homologu francez, Jacques Chaban-Delmas ranё nё ujdi pёr njё bashkёpunim nё teknikёn nukleare e tё raketave. Nё njё dokument tё fshehtё u fiksuan detajet e bashkёpunimit. Pёr Parisin ishte pёrfitim, qё Republika Federale e fortё ekonomikisht merrte pjesё nё zhvillimin e armёve atomare tё kushtueshme. Edhe presidenti amerikan, Dwight D. Eisenhower ishte pro armatimit atomike tё gjermanёve.

Por popullsia gjermane e refuzoi kёtё pak vite pas luftёs me njё shumicё tё madhe. E mund tё bazohej nё tё drejtёn, qё qeveria gjermane para anёtarёsimit nё NATO ishte shprehur qartё kundёr njё armatimi nukelar. Atёherё pёr Francёn kjo nuk ishte pengesё, sepse prodhimi i armёve do duhej tё bёhej nё Francё. Por projekti ambicioz gjerman, dёshtoi, kur gjenerali francez, Charles de Gaulle nё vitin 1958 erdhi nё pushtet. Ai zgjeroi pa mbёshtetje tё huaj programin nuclear francez, tё njohur si “Force de Frappe”.

Fuqia e tretё atomike

Pёr pёrdorimin e armёve vendos komandanti i forcave tё armatosura, pra vetёm presidenti i vendit nё Francё, e nё kёtё pikё nuk ka ndryshuar asgjё. Rreth 300 koka shpёrthyese ka “Force de Frappe”, siç ka bёrё tё ditur sё fundmi Macron. Nёn fuqitё zyrtare atomike, Franca zё vendin e tretё. Pёr 35 miliardё dollarё duhet tё modernizohen nё vitet e ardhshme kokat shpёrthyese tё nёndetёseve dhe bombarduesve. Nё Francё ka njё konsensus partiak qё modernizimi ёshtё i nevojshёm, pёr tё ruajtur sovranitetin francez, por pёr njё vend me 100% borxhe tё prodhimit tё brendshёm bruto ky investim ёshtё shumё i vёshtirё.

Macron nuk i bёri qeverisё gjermane nё Konferencёn e Sigurisё nё Mynih njё ofertё financimi. Por deklarata e tij pёr njё debat gjerman pёr armёt nukleare, tё le tё kuptosh, se Macron, qё e kupton veten si ripёrtёritёs dhe katalizator tё Europёs, kёrkon qё Gjermania tё mos qёndrojё gjithmonё nё njё vend nё kёtё pikё. Ministri i Jashtёm gjerman, Heiko Maas tha pёr Deutsche Wellen, se „ne do tё pranojmё ftesёn pёr njё dialog strategjik.” Por ai theksoi, se fillimisht Europa duhet tё sqarojё, se si duhet tё pёrmbushen kёrkesat e pёrbashkёta. Maas tha po ashtu se ai ёshtё kundёr kthimit tё kurrizit SHBA-sё.

Bundeswehri gjerman nё njё sulm atomar do tё ishte i pёrfshirё. Nё Büchel, nё landin Renani-Pfalc nёn mbikqyrjen amerikanё janё stacionuar raketa atomike amerikane, qё nё rast konflikti mund tё transportohen nga tornadot gjermanё nё zonёn e konfliktit. Por kёta tornado duket se janё fund tё jetёgjatёsisё sё tyre e duhet qё tё zёvendёsohen nё pak vite. Nё Mynih, prandaj Macron u shpreh pёr njё projekt tё madh ushtarak, nё tё cilin, Franca, Gjermania e Spanja tё zhvillojnё deri nё vitin 2040 njё gjeneratё tё re avionёsh luftarakё. Kёtё javё komisioni pёr buxhetin nё Bundestag dha dritё tё gjelbёr pёr njё etapё tё re financimi. Kjo gjeneratё e re avionёsh mund tё aftёsohej edhe pёr armёt atomike franceze. Por nё fund nё tё gjitha kёto çёshtje janё paratё ato qё do tё luajnё njё rol vendimtar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button