Home / Kronika / Me 5 muaj vonesë/ Çohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit dosja e Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit, Jaeld Çela

Me 5 muaj vonesë/ Çohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit dosja e Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit, Jaeld Çela

Ndërkohë, gjyqtarja Saida Dollani sqaroi për median se “Në përgjigje të kërkesës tuaj, regjistruar me nr. 10 Prot., datë 19.02.2020, bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën për informim”, si dhe nenit 46 të ligjit 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” ju bëjmë me dije se:

Procedura e “Dërgimit të akteve”, parashikohet shprehimisht nga neni 419 i K.Pr.Penale, i cili përcakton se, brenda pesë ditëve nga realizimi i njoftimeve, Gjykata që ka dhënë vendimin i dërgon aktet e procedimit dhe të ankimeve në gjykatën që do shqyrtoj çështjen. Pikërisht, bazuar në këtë dispozitë procedurale, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pas procedurës së njoftimeve ka dërguar aktet e procedimit dhe ankimet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: