Kronika

DEA amerikane, policia italiane dhe ajo shqipëtare, kapet 1.3 ton kokainë në Maqedoninë e Veriut

Të paktën 4 persona janë arrestuar janë deri më tani nga aksioni i policisë në Krushopek të Sarajit të Maqedonisë së Veriut për kapjen e 1.3 ton kokainë që u sekuestrua në kamionin me targa maqedonase e ngarkuar me banane dhe që kishte hyrë nga Mali i Zi dhe më pas doli nga dogana e Qafë Thanës për në Maqedoni.

Në këtë aksion të mirëorganizuar kanë qenë në dijeni të ngarkesës policia italiane si dhe ajo shqipëtare që kanë marrë pjesë në aksion. Aksion policor është zhvilluar në Krushopek të Sarajit dhe në të ka marrë pjesë edhe drejtoria shqiptare kundër krimit të organizuar.

Policia shqiptare me një grup ekspertësh shumë të besuar u përfshinë me kërkesë të partnerëve që kanë kërkuar ndjekjen e kamionit dhe vëzhgimin, teksa superaksioni ishte në zhvillim e sipër.

Informacionet e para thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Amerika në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni). Për arsye të panjohura për momentin, destinacioni është ndryshuar dhe kokaina ka përfunduar në Krushopek në një magazinë frutash afër Shkupit. Mësohet se kur ka kamioni me kokainë ka hyrë në Shqipëri, policia shqiptare e ka vrojtuar, në rast se kokaina do shkarkohej në vend. Kamioni ishte me targa maqedonase ndërsa në Shqipëri nuk ka ndaluar.

Lënda narkotike është sinjalizuar që në Itali, prej ku autoritetet atje kanë bërë zëvëndësimin e një pjese të kokainës me një lëndë tjetër, duke i vendosur sinjalizues, duke mbajtur nën vëzhdim kamionët, për të zbuluar destinacionin e tyre.

Në këtë aksion janë përfshirë DEA Amerikane, Guardia di Finanza, policia shqiptare dhe policitë e vendeve të tjera të rajonit.

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button