Home / Rajoni / GJERMANI – Zaev dhe Cipras fitues të një çmimi ndërkombëtar paqeje për MP

GJERMANI – Zaev dhe Cipras fitues të një çmimi ndërkombëtar paqeje për MP

Ish-kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, respektivisht, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras janë fitues të këtij viti të çmimit ndërkombëtar për paqen të Vestfalisë, me të cilin u jepet mirënjohja për Marrëveshjen e Prespës (MP), që zgjidhi çështjen e emrit të Maqedonisë së Veriut.

“Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev kryen një vepër heroike me marrëveshjen e arritur për konfliktin disa shekullor rreth emrit të Maqedonisë duke dhënë kontribut shumë të madh për stabilitetin e tërë rajonit të Ballkanit”, deklaroi Reinhard Zinkan, kryesues i Dhomës Ekonomike të Vestfalisë dhe Lipes.

“Pa Ciprasin dhe Zaevin, çështja rreth emrit nuk do të zgjidhej dhe mosmarrëveshja mes dy fqinjëve do të vazhdonte të destabilizonte tërë rajonin e Ballkanit”, shton Zinkan.

Çmimi do të jepet solemnisht më 19 shtator.

Leave a Reply

%d bloggers like this: