Home / Bota / Trump nxehet me Oscars që i dha çmimin filmit nga Korea e Jugut, kritikon ‘djaloshin e mençur’, Brad Pitt

Trump nxehet me Oscars që i dha çmimin filmit nga Korea e Jugut, kritikon ‘djaloshin e mençur’, Brad Pitt

Donald Trump ka reaguar për ndarjen e çmimeve në Akademinë Amerikane të Filmit, Oscars.

Presidenti i Amerikës, Donald Trump, gjatë një fjalimi që ka mbajtur në Kolorado para përkrahësve të tij, ka zgjedhur të japë mendimin e tij për çmimet që i janë ndarë filmave në ceremoninë e vitit 2020 të Oscars.

Trump ka kritikuar përzgjedhjen për çmimin kryesor, që i është ndarë filmit ‘Parasite’ nga Korea e Jugut, të regjisorit Bong Joon-ho, përcjell Gazeta Express.

“Meqë ra fjala, sa të këqij ishin çmimet e Akademisë këtë vit? A e keni parë?”, pyet Trump masën e mbledhur dhe u prit me mospajtim.

“Dhe fituesi është… një film nga Korea e Jugut. Çfarë dreqin ishte ajo. Ne kemi mjaft probleme me Korenë e Jugut me tregti. E mbi të gjitha, ata i japin çmimin për filmin më të mirë të vitit atyre”, vazhdon Trump duke e pranuar se nuk e ka parë filmin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: