Home / Politika / Rama: 20 mijë aplikime deri tani te “Shtëpia ime”, e domosdoshme të mbyllet procesi deri më 28 shkurt

Rama: 20 mijë aplikime deri tani te “Shtëpia ime”, e domosdoshme të mbyllet procesi deri më 28 shkurt

Qyteti i Durrësit, më i prekuri nga tërmeti i 26 nëntorit, ka nisur rimëkëmbjen e dëmeve masive në banesa që la pas tragjedia natyrore.

Kryeministri Edi Rama ishte sërish në këtë qytet, për të parë nga afër punën që po ecën me ritme mjaft të shpejta, në mënyrë të gjitha familjet e dëmtuara të mund të rikthehen sa më parë në banesat e tyre të rindërtuara.

Kryeministri Rama ftoi të gjithë ato familje që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti tragjik të kryejnë aplikimin në aplikacionin “Shtëpia ime” në mënyrë që të përfitojnë dëmshpërblim sipas shkallës së dëmit të përcaktuar.

“Duhet që të gjithë të bëjnë aplikimin te aplikacioni “Shtëpia ime” se është e domosdoshme që të mbyllen aplikimet deri në datën 28 shkurt dhe deri në datën 8 mars ne duhet të përgatisim të gjitha dosjet pasi të bëhet dhe vlerësimi nga bashkitë për të pasur një pamje të plotë të të dhënave edhe për donatorët, sepse përndryshe procesi nuk mund të avancojë më tutje për askënd që nuk bën aplikimin. Pra gjithkush që ka një dëmtim të cilitdo nivel, është i konstatuar, por duhet të bëjë aplikimin sipas ligjit dhe kërkesës për financimin e rindërtimit dhe prandaj janë bërë mbi 20 mijë në total për të gjithë perimetrin, por ka mijëra akoma që duhet të aplikojnë te platforma “Shtëpia ime”. Me aplikimin do u japim dëmshpërblim sipas shkallës së dëmit të përcaktuar. Ne do bëjmë një mbështetje për të gjitha nivelet e dëmeve, sipas listës që kemi hartuar bashkë me partnerët”, – u shpreh kryeministri Edi Rama.

Ai ka nxitur edhe përfaqësuesit lokalë që të përshpejtojnë ritmin e rindërtimit dhe tha se nëse nuk ka forca të mjaftueshme pune do kërkohet asistencë edhe nga vende të tjera.
“Ne do marrim edhe punëtorë nga jashtë nëse do jetë nevoja,” u shpreh Kryeministri.

Kryetari i bashkisë së Durrësit, Zhuljen Varfaj, tha se “shkalla e dëmtimit në këtë pallat është DS2 edhe brenda kanë filluar suvatimet që nga katet e sipërme deri poshtë. Ambientet e përbashkëta janë përfunduar”.

“Në këtë palalt janë 43 apartamente kanë aplikuar për bonusin e qirasë vetëm 11 familje, të tjerët kanë ndenjur tek të afërmit. Në zyrën e urbanistikës janë dhënë deri tani 68 leje të aprovuara nga 156 kërkesa që janë bërë se të tjerat janë refuzuar, që të përmirësojnë dokumentacionin”, – sqaroi Varfaj.

Në Durrës aktualisht janë 1871 apartamente që po riparohen, ndërkohë që këto familje janë edhe përfituese të bonusit të qirasë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: