Home / Politika / Ambasadorët shqiptarë inkurajojnë qeverinë shqiptare për një ridimensionim të marrëdhënieve me Kinën

Ambasadorët shqiptarë inkurajojnë qeverinë shqiptare për një ridimensionim të marrëdhënieve me Kinën

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptare pati të premten një drekë pune me ambasadorin e Republikes Popullore të Kinës në Tirane, Zhou Ding.

Në një atmosferë shumë miqësore u shkëmbyen mendime dhe vlerësime për marrëdhëniet midis dy vendeve, me theks të veçante në nevojën që ato të zhvillohen e të intensifikohen në përputhje me mirëkuptimin politik të Shqipërisë me Kinën.

Presidenti i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptare, Besnik Mustafaj nënvizoj kontributin e diplomateve të karrierës në sugjerimet dhe dhënien e përvojave të tyre për inkurajimin e qeverisë shqiptare për një ridimensionim të marrëdhënieve me Kinën në të gjitha fushat, për t’iu përgjigjur sa më konkretisht me projekte konkrete nismave të mëdha ” Një brez, një rrugë” dhe asaj 17 + 1.

Nga ana e tij ambasadori Zhou Ding vlerësoi punën dhe përvojën diplomatike të Këshillit, duke e konsideruar atë jo vetëm një pasuri shqiptare, por edhe pasuri e referencë e rëndësishme diplomatike në misionin e tij.
Ai theksoi se marrëdhëniet kino- shqiptare zënë një vend me rëndësi në diplomacinë kineze, por është shumë e rëndësishme që ata të thellohen. Kina, nënvizoi ambasadori Zhou Ding, respekton sovranitetin e të gjithë vendeve dhe nuk ndërhyn në vendimmarrjet dhe politikat e brendshme. Ajo si vendi i dytë në botë në zhvillimin ekonomik është e hapur dhe e gatshme për bashkëpunim, në mënyre specifike në atë ekonomik.

Ambasadori Zhou Ding përcolli mesazhe entuziaste për mbështetjen e Shqipërisë nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel dhe rikonfirmoi vullnetin e qeverisë kineze me mbështetje të Shqipërisë për tejkalimin sa më të shpejtë të pasojave të tërmetit.
Ai foli edhe për situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit duke qenë optimist se kjo sfidë do të përballohet me sukses. Ai tha se optimizmi që shpreh OBSH është një garanci e mbështetje më shumë në përpjekjet e gjithanshme të qeverisë e popullit kinez në këtë drejtim.

Leave a Reply

%d bloggers like this: