Home / Europa / “La Scala” mbyllet prej koronavirusit, ka ndodhur vetëm 6 herë në më tepër se dy shekuj

“La Scala” mbyllet prej koronavirusit, ka ndodhur vetëm 6 herë në më tepër se dy shekuj

Në 242 vjet histori, La Scala ishte mbyllur gjashtë herë: Në dy raste kishte ndodhur për një shfaqje.

Në të tjerat, për ngjarje ose nevoja të restaurimit.

Tani për La Scala është përsëri ai momenti: Me urdhëresën rajonale për emergjencën e koronavirusit, teatri në Piazza Scala në Milano është i mbyllur.

“Ne ju informojmë se në lidhje me evolucionin e përhapjes së koronavirusit, shfaqjet e Teatrit La Scala pezullohen si një masë paraprake në pritje të dispozitave të autoriteteve kompetente”, thuhet në faqen e internetit të teatrit.

Ky vendim në fakt prek edhe kinematë, shkruan JavaNews.al

Italia shënoi sot viktimën e tretë nga virusi vdekjeprurës ndërsa mbi 140 persona raportohet të jenë infektuar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: