Kronika

Mbyllën shkollën nga frika e koronavirusit, Ministria e Arsimit i heq licencën shkollës private në Tiranë

Ministria e Arsimit i heq licensën shkollës private “Udha e Shkonjave”, pasi morën vendim për të mbyllur shkollën si masë ndaj koronavirusit pa një urdhër nga Ministria, ndërsa njofton se drejtuesit e shkollës do të ndiqen në organet e drejtësisë.

“Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën.

Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë”, njofton ministrja Shahini.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button