Kronika

Aksident/ Makina përplas motoçikletën, plagosen tre persona

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës.

Një motoçikletë u përplas me një mjet tip “Benz” dhe u plagosën tre persona.

Thuhet se dy prej tyre janë nënë e bir, por identiteti i tyre nuk dihet ende.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. Ndërkohë drejtuesi i motoçikletës ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

motorimakina

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button