Bota

Xi thekson përpjekjet për bashkërendimin e kontrollit të COVID-19 dhe zhvillimit ekonomik-shoqëror

Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i tha këto në një fjalim të rëndësishëm që mbajti në një mbledhje në Pekin mbi punën për të bashkërenduar parandalimin dhe kontrollin e COVID -19 me zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Kombi kinez ka përjetuar shumë vështirësi në historinë e vet, por kurrë nuk është mposhtur, përkundrazi, është bërë më i fortë, duke kaluar vështirësitë, theksoi Xi.

Situata e epidemisë mbetet e rëndë dhe e ndërlikuar dhe tani është një moment më i rëndësishëm për të frenuar përhapjen, vuri në dukje kreu i shtetit i Kinës.

Ai u kërkoi komiteteve të Partisë dhe organeve të pushtetit në të gjitha nivelet që të vazhdojnë të bëjnë përpjekje për parandalimin e kontrollin dhe për rifillimin e punës e të prodhimit në mënyrë të rregullt.

Duhet të bëhen përpjekje për të çliruar plotësisht potencialin e madh të zhvillimit të Kinës dhe për të arritur objektivat dhe detyrat e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror për këtë vit, tha Xi Jinping-u.

Në emër të Komitetit Qendror të PKK-së, Xi u shprehu urime të sinqerta anëtarëve të Partisë, zyrtarëve dhe publikut në të gjithë vendin, veçanërisht në provincën Hubei dhe kryeqendrën e saj Wuhan, dhe shprehu respekt për punonjësit e mjekësisë, oficerët dhe ushtarët e Ushtrisë Popullore Çlirimtare dhe shokët nga sektorët e ndryshëm, të cilët kanë luftuar në vijën e parë të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për bashkatdhetarët në Hong-Kong, Makao dhe Tajvan, kinezët jashtë vendit, si dhe për vendet, organizatat ndërkombëtare dhe individët miq të Kinës që kanë ofruar mbështetje të ndryshme për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.

Xi gjithashtu shprehu ngushëllime të thella për pacientët dhe personelin mjekësor që kanë humbur jetën në luftën kundër epidemisë, si edhe simpatinë e sinqertë për pacientët që po luftojnë me sëmundjen dhe familjet e tyre, si dhe për familjet e atyre që kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës dhe të pacientëve të vdekur.

Mbledhja e së dielës u kryesua nga kryeministri Li Keqiang dhe në të morën pjesë Li Zhanshu, Wang Yang, Wang Huning, Zhao Leji dhe Han Zheng.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button