Bota

Koronavirusi/ 350 të prekur dhe 11 viktima në Itali/ Conte: S’ka kohë për polemika, të veprojmë së bashku

Italia po kalon orë të vështira nga koronavirusi. Mediat italiane shkruajnë që numri i të infektuarve është rritur duke shkuar në 350.
Deri tani numërohen 11 viktima, ku viktima e fundit u regjistrua dje. Ajo ishte një e moshuar 76 vjeçare e cila ndërroi jetë në spital. Sipas shpërndarjes, 9 viktima janë në rajonin e Lombardisë, ndërsa dy viktima numërohen në Veneto.
Kujtojmë që edhe në vendet kufitare me Italinë janë regjistruar të infektuar me virusin vdekjeprurës. Në Zvicër është shënuar një person, ndërsa në Austri 2 të tillë. Pikat kufitare të Italisë me vendet fqinje kanë kontroll të lartë.

Masat e qytetarëve në vende publike

Nga ana tjetër kryeministri Conte ka thënë se “Kjo nuk është koha për polemika dhe ata që mendojnë se mund të spekulojnë në lidhje me konsensusin duke nxitur frikën nuk e duan kombin”. Kryeministri Giuseppe Conte, theksoi punën e bërë deri më tani për t’u marrë me emergjencën e koronavirusit dhe duke njoftuar ardhjen e një pakete të masave strukturore për sektorët ekonomikë të prekur. Conte gjithashtu ritheksoin nevojën për punë bashkëpunuese.

Kryeministri italian

Ndërkohë Rusia ka paralajmëruar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë për në Itali, Kore të Jugut dhe Iran që të përpiqen të kontrollojnë përhapjen e koronavirusit në vend. Moska më parë kishte këshilluar kundër udhëtimit në Kinë. Deri më tani, vetëm dy raste të infeksionit janë raportuar në Rusi dhe asnjë viktimë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button