Home / Ekonomia / Me  mbylljen e vitit 2019, si paraqitet bilanci i punës së FED invest? 

Me  mbylljen e vitit 2019, si paraqitet bilanci i punës së FED invest? 

Një vit dinamik ishte 2019-a, ku fakti i shënuar  qëndron në mirësin që ka qënë i mbushur plot me aktivitete, sfida dhe ngjarje të rëndësishme.  Janë përmbushur pothuajse të gjitha objektivat kryesore të Institucionit për aktivitetin e biznesit dhe projekteve të tjera madhore të ndërmarra.

E ditura është se treguesit e performancës së FED invest kanë shënuar rritje dhe përmirësim, shoqëruar njëkohësisht edhe me një fuqizim të rëndësishëm të kapaciteteve njerëzore dhe të infrastrukturës.

Ndersa ky vit, pra viti në vazhdim 2020-a do jetë gjithashtu një vit tjetër sfidash dhe transformimesh rënjësore, ndër të cilat mund të përmendim: rritje të qëndrueshme të aktivitetit, fillimin e  punës me sistemin e ri informatik qëndror, prezantimin e produkteve të reja si llogari rrjedhëse, pagesat utilitare, overdraftet, dhe inagurimin e Qëndrës Agro Business Asistencë (ABA), e cila do të ofrojë shërbime jo-financiare për anëtarët dhe sidomos për të gjithë fermerët.

Po interesi i komunitetit rural për të marrë shërbime nga FED invest?

Një fakt i mirënjohur është dhe  sidomos i atyre që ndodhen në zonat rurale.  Me emërtimin e zgjeruar ka një rrjetë të gjerë prej 63 degësh dhe mbulon mbi 2000 fshatra në të gjithë territorin vendas.

Vetëm gjatë vitit të kaluar u shërbyen popullsinë rurale në 2000 fshatra dhe arritën të krijonin anëtarësinë prej 70 mijë individësh. Në këto rezultate fakton dhe  mbështetja e partnerëve kombëtarë e ndërkombëtarë si Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë, EFSE, Rabobank e shumë të tjerë.

Ajo që i jep vlerë të padiskutueshme FED invest-it është forma kooperativë e qeverisjes.

Pra, SHKK “FED invest” është një kooperativë financiare, me mision zhvillimin e zonave rurale nëpërmjet asaj që konsiderohet si “Financial Inclusion”. Sigurisht, institucioni mbetet pothuajse i vetmi që operon gjerësisht në zonat rurale me fokus sektorin bujqësor.

Mbështetja me realizimin ka gjerësinë e domosdoshme. E ditura me vërtetësinë e saj, shprehet dhe me të thënën e realizueshme, ku FED invest mbështet fermerët me një gamë të gjerë të produkteve financiare,që qëndron si një pikë referuese pranë komunitet rural.

Gjithashtu përfshirja në skemat e subvencionit apo garancisë për kreditë bujqësore (micro dhe sme), nëpërmjet institucioneve tona, do të zbuste koston e kapitalit për fermerin dhe do të rriste kërkesën për kredi, duke i dhënë një zhvillimin  të mëtejshëm sektorit bujqësor në Shqipëri.

 

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: