Kronika

Gjeneral brigade Kollçaku priti atashetë e huaj ushtarakë, rezidentë dhe jo rezidentë në vendin tone

Në ambientet e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së u zhvillua takimi vjetor me Atashetë Ushtarakë të vendeve të NATO-s rezident dhe jo rezidentë në vendin tonë.

Ky aktivitet organizohet në kuadrin e prezantimit të arritjeve kryesore të Forcave të Armatosura si dhe diskutimeve për çështje të përbashkëta në fushën e mbrojtjes.

Nëpërmjet një prezantimi informues të mbajtur nga Kolonel Bilbil Bitri, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes në SHP, të pranishmëve ju ofrua një panoramë e përgjithshme mbi zhvillimet kryesore në Forcat e Armatosura gjatë vitit 2019, kontributet në operacionet e NATO-s, BE dhe OKB-së, aktivitetet kryesore stërvitore kombëtare dhe ndërkombëtare, angazhimi në operacionet në përballimin e fatkeqsive natyrore, projektet e modernizimit si dhe sfidat për të ardhmen.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, duke falënderuar Atashetë Ushtarakë për kontributin e tyre në rritjen e bashkëpunimit ushtarak me Forcat tona të Armatosura, vuri theksin tek roli që vendi ynë luan në çështjet e paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë si dhe nënvizoi angazhimin e vendit tonë për të vazhduar pjesëmarrjen në misionet aktuale dhe ato të pritshme.

Më tej gjeneral brigade Kollçaku vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të vendeve të NATO-s dhe atyre partnere në ndihmë të popullsisë dhe autoriteteve pas tërmetit që goditi vendin tonë në muajin nëntor 2019, si dhe falënderoi atashetë ushtarakë dhe nëpërmjet tyre vendet respektive që kontribuan nëpërmjet donacioneve për operacionin e rindërtimit në vendin tonë.

Nga ana e tyre, Atashetë Ushtarakë duke falënderuar SHSHP, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku për takimin e ngrohtë dhe miqësor, vlerësuan arritjet dhe kontributet  e FARSH, në mbështetje të paqes dhe sigurisë, si dhe garantuan vijimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me vendin tonë në fushën e mbrojtjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button