Home / Keshilla / Si të luftoni dembelizmin e pasdites

Si të luftoni dembelizmin e pasdites

dembelizmiJa disa këshilla kundër dembelizmit të pasdites:
1.    Merrni më shumë proteina. Ne kemi nevojë për më shumë proteina sepse ato i japin energji trupit tonë. Pra hani ushqime të pasura me proteinë në mëngjes të tilla si: kos, qumësht, djathë dhe vezë në mënyrë që t’i jepni energji trupit tuaj.
2.    Konsumoni një drekë të lehtë. Ushqimet e rënda do t’ju shtojnë lodhjen, gjithashtu duhet të hiqni dorë nga zakoni për të ngrënë një copë tortë ose një çokollatë në mesditë. Ushqimet që përmbajnë sheqer të shtuar rrisin presionin e gjakut, duke dhënë efektin e menjëhershëm të qetësisë. Duke rënë presioni i gjakut bien edhe energjitë tuaja, gjë që çon në mungesën e përqendrimit dhe të performancës.
3.    Merrni vitaminat e nevojshme për trupin tuaj. Për të shmangur këputjen pasdite, ju mund të pini multivitamina në drekë.
4.    Merrni ajër të pastër. Pas një dite të gjatë në zyrë, trupi juaj kërkon oksigjen. Ecni 10 minuta në ajër të pastër dhe do të ndiheni më mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.