Kronika

Gjykata e Lartë me anëtarë të rinj për një muaj/ Sot jepet vlerësimi, 3 kandidatë në garë

Procesi për plotësimin e Gjykatës së Lartë me tre gjyqtarë, është drejt fundit; një garë kjo në të cilën gjenden tre kandidatë; Sokol Sadushaj, Ilir Panda dhe Ervin Pupe.
Sot,  KLGJ-ja do të intervistojë dhe miratojë pikëzimin e tyre përfundimtar për t’ia dërguar më pas Presidencës për emërim.
“Në zbatim të detyrimeve kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi hapjen e procedurës se ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve për 6 pozicione të lira, 3 në fushën e të drejtës administrative dhe 3 në fushën e të drejtës civile.
Sot, Këshilli miratoi vendimet për vlerësimin dhe pikëzimin e kandidatëve z. Sokol Sadushaj, z. Ervin Pupe dhe z. Ilir Panda për në Gjykatën e Lartë që vijnë nga radhët e juristëve të spikatur, përkatësisht në fushat e të drejtës administrative, civile dhe penale. Zhvillimi i intervistës së kandidatëve të mësipërm dhe miratimi i vlerësimit dhe pikëzimit përfundimtar të tyre, do të kryhet ditën e nesërme, datë 27.02.2020”, njoftoi dje KLGJ-ja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button