Home / Bota / ITALI – Di Maio: Kam një lajm të mirë, të gjithë pacientët me COVID-19 janë shëruar

ITALI – Di Maio: Kam një lajm të mirë, të gjithë pacientët me COVID-19 janë shëruar

ROMË, 27 shkurt /ATSH-ANSA/ – Kam një lajm të mirë, të gjithë pacientët në spitalin ”Spallanzani” janë shëruar, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio në një takim me Shoqatën e Shtypit të Jashtëm.

“Italia është një vend i besueshëm”, theksoi ai.

”Italia është një vend i fortë, transparent dhe i përgjegjshëm dhe ky është apeli që unë dua t’i dërgoj të gjithë bashkësisë ndërkombëtare”, shtoi Di Maio.

‘’Qeveria jonë do të mbështesë gjithë strukturën ekonomike dhe familjet në zonat e përfshira, dhe sistemi sanitar ka gjithë mbështjetjen tonë’’, tha Di Maio.

”Do të ndëshkojmë të gjithë ata që spekulojnë me çmimin e maskave dhe dezinfektuesve”, përfundoi ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: