Kronika

Henri Çili dyshohet se i mori para e prona babait të lazaratasit të dënuar përjetë me premtimin se do e nxirrte nga burgu

Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i pedagogut dhe botuesit të njohur, Henri Çili. Sipas informacioneve Prokuroria e Përmetit ka nisur hetime në shtator të 2019-ës për prodhim dhe shitje narkotikësh. Gjatë këtyre hetimeve, dyshohet se Henri Çili ka komunikuar me babain e Arbion Alikos, Adil Aliko, ku i premtonte se do të negocionte me një gjyqtar për lirimin e të birit.

Ndaj botuesit Henri Çili, Prokuroria ka ngritur akuzat e falsifikimit të dokumenteve, mashtrimit, si edhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te organet e drejtësisë.

Po ashtu Bezat raporton se ka dyshime që Çili i mori shuma të konsiderueshme parash apartament dyqan dhe prona të tjera me premtimin se do e ndihmonte ta nxirrte të birin nga burgu.

Seksioni i hetimit në Policinë Gjirokastër ka ndërmarrë një operacion që është shtrirë në disa qytete. Ka bërë kontrolle në banesa dhe janë sekuestruar armë dhe municione.

Kujtojmë se Arbion Aliko, pjesë e grupit të zjarrit, është dënuar me burg përjetë për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, ndërkohë që vëllai i tij është dënuar me 20 vite.

Ibrahim Basha mbeti i vrarë në Lazarat, gjatë aksionit për të kapur grupin kriminal që kishte nisur të shtënat ndaj policisë lokale, operacion antikanabis në 2014-ën. Gjatë këtij aksioni u plagosën edhe dy kolegë të tij Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button