Politika

Propozimi i PD/ Hajdari: Hap i vonuar, jo më bashkëpunëtorë të Sigurimit

Rudina Hajdari, e cila është bashkëkryetare e Këshillit Politik ka komentuar sot propozimet e Partisë Demokratike për votimin dhe numërimin elektronik. Në një dalje për mediet Hajdari tha se ka ky hap është i vonuar, por nga ana tjetër me anë të këtyre propozimeve do të tregohet pastërtia e figurave të shtetit.

Por ajo propozoi që kandidatët për deputetë apo kryebashkiak, duhet të verifikohen që të mos jenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.

Në fakt ka ardhur koha që ne ta hedhim këtë hap.Të kemi një lustracion të figurave dhe deputetëve nëse ata vërtetë kanë qenë figura apo kanë bëshkëpunuar me ish-sigurimin e shtetit. Ne kemi gjetur një dakordësi. 30 vite pas ky është hap i vonuar por është një hap që do të tregojë pastërtinë e figurave të shtetit. Ende ka disa probleme teknike sesi mund të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme. Herën tjetër pritet që të flasim për ndryshimin e sistemit të zgjedhjeve“, deklaroi Hajdari.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button