Kosova

Osmani: Do të diskutojmë me Kurtin rreth vendimit për heqjen e taksës

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar sot se partnerët e koalicionit qeverisës, LVV dhe LDK, do të dalin me një qëndrim sa i përket vendimit të mbrëmshëm të kreut të Qeverisë, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme të taksës ndaj Serbisë.

Osmani pas takimit me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, shtoi se partnerët e koalicionit do të marrin vendim të përbashkët për këtë çështje në takimet që do të zhvillojnë gjatë ditës, raporton Ekspress.

Më tej kryetarja e Kuvendit ka shtuar se qëllimi i përbashkët i të dy partive është mbrojtja e partneritetit me SHBA-në dhe BE-në.

“Ne do t’i diskutojmë këto çështje gjatë ditës me kryeministrin, është me rëndësi që partnerët e koalicionit të marrin vendime të përbashkëta dhe do të deklarohemi në momentin që marrim një qëndrim”, deklaroi Vjosa Osmani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar mbrëmë se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë përkohësisht taksën 100% të vendosur për mallrat e që importohen nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button