Ekonomia

Shqipëri – Kosovë, bashkëpunim në fushën e sigurimit të aviacionit civil

feliksMes Shqipërisë dhe Kosovës u nënshkrua sot një memorandum në fushën e sigurimit të aviacionit civil. Memorandumi u nënshkrua nga drejtori Ekzekutiv i Autoritetit te Aviacionit Civil të Shqipërisë, Feliks Baçi dhe drejtori i Departamentit për Siguri Publike, Mensur Hoti, me qëllim të bashkëpunimit për të promovuar standardet dhe praktikat më të mira në sigurinë e aviacionit civil, efiçencën dhe zhvillimin e qëndrueshëm të aviacionit civil ndërmjet dy vendeve dhe institucioneve respektive.

Ky Memorandum i Mirëkuptimit përfshirë shkëmbim të informacionit, takime dhe pjesëmarrje në veprimtaritë vendore apo ndërkombëtare, programet e trajnimeve, identifikim të projekteve të përbashkëta dhe procedurat për veprimtaritë dhe ndarjen e informacionit në sigurinë e aviacionit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button