Home / Bota / Ish-shefi i shërbimit sekret danez gjobitet për zbulim sekreti

Ish-shefi i shërbimit sekret danez gjobitet për zbulim sekreti

Një gjykatë daneze apeli uli sot dënimin për ish-kreun e shërbimit sekret danez, i akuzuar për zbulimin e informacioneve të klasifikuara, të paraqitura në një libër për  mandatin e tij shtatëvjeçar në detyrë.

Jakob Scharf u urdhërua nga Gjykata e Lartë Lindore që të paguajë një gjobë prej 10 000 kronash (1 470 dollarë).

Në fillim të vitit 2019, gjykata e qytetit të Kopenhagës dha një dënim me katër muaj burg për ish-shefin e PET.

Ai u akuzua se kishte dhënë informacion të tepruar mbi mënyrën se si shërbimi sekret bashkëpunonte me agjencitë e tjera, si edhe për operacionet e tij.

Scharf u akuzua për shkelje në 28 pika të kodit të fshehtësisë.

Libri “7 ar for PET” (“Shtatë vjet me PET”) është shkruajtur nga gazetari Morten Skjoldager dhe përfshin intervista me Scharf.

Gjykata e Lartë Lindore tha se shteti ishte urdhëruar të paguante shpenzimet për të dy gjyqet.

Leave a Reply

%d bloggers like this: