Bota

Një kandidat me prejardhje palestineze kryebashkiak i Berlinit?

Për më shumë se një dekadë Berlini është drejtuar nga një kryebashkiak homoseksual. Por a është gati qyteti për një lider me prejardhje palestineze?

berlinTre burrat që pretendojnë të marrin karriken e kryebashkiakut të Berlinit, Klaus Wowereit, kanë diçka të përbashkët. Të gjithë mbajnë poste me rëndësi në degën lokale të socialdemokratëve (SPD), edhe pse janë relativisht të rinj. Dhe të gjithë kanë plane të njëjtë për qytetin, duke përfshirë edhe përfundimin e projektit të aeroportit Berlin-Brandenburg, një nga arsyet kryesore që Wowereit do të largohet në dhjetor.

Lideri parlamentar i social demokratëve SPD në Berlin, Raed Saleh, ishte vetëm 5 vjeç kur erdhi në Berlin së bashku me prindërit e tij. Pavarësisht se ai është gjermanizuar tashme, sërish e flet gjermanishten me një theks arab. “Berlini është qytet i diversitetit, qyteti i 1000 thekseve të ndryshme. Njerëzit janë mësuar me timin”, thotë Saleh për DW.

Me këtë Saleh ka një sllogan që mund të konkurojë me atë të rivalit Wowereit në 2001 që thotë “I’m gay, and that’s okay” (Unë jam gay dhe kjo është në rregull). Saleh pranon se në fillim ai duhet të kalonte disa pengesa brenda partisë së tij kur nisi karrierën në politikë, por thotë se komentet për theksin e tij ai i merrte me një sens humori. Ai erdhi në mënyrë të papritur si kandidat për zyrën e Kryetari të Bashkisë. 37 vjeçari të krijon idenë se ka vetëbesim.

“Berlini është vendi ku të jesh i ndryshëm është bërë normale. Në Berlin orientimi seksual, prejardhja etnike ose problemet fizike nuk luajnë asnjë rol”, thotë Saleh. Është Berlini gati të drejtohet nga një politikan me preardhje arabe? Është SPD që do ta vendosë.

Një puç apo një numër dy i respektuar?

Pasardhësi i Wowereit nuk do zgjidhet nga parlamenti i landit dhe as nga një votim popullor. Janë 17 200 antarët e SPD-së që do të vendosin një gjë të tillë. Partnerët e koalicionit të madh, kristian demokrat e CDU, kanë deklaruar që do të mbështesin kandidatin e SPD-së, prandaj efektivisht kryebashkiaku i ardhshëm i Berlinit do të përcaktohet këtë të shtunë.

Kryetari i partisë për Berlinin Jan Stöss dhe komisioneri i ndërtimeve e njëkohësisht partneri i Wowereit, Michael Müller, janë dy konkurentët e Saleh. Müller konsderohet si favorit, pavarësisht se Saleh ka fituar terren.

“Do të ishte një surprizë e madhe, ose më saktë një puç, nëse Saleh do të fitonte votat e anëtarëve të SPD-së”, thotë Jan Thomsen, redaktor politike i gazetës berlineze Berliner Zeitung. Thomsen vazhdon më tej duke thënë se partia e Saleh është tolerante për dikë me preardhje si ajo e Saleh, por nuk mund të jetë i gjithë qyteti. Për shkak se nuk do të ketë një votim direkt, nuk ka sondazhe se kë kandidat do të preferonin 3.4 milion banorët e Berlinit. “Nuk kam ide se kush është ky burrë”, tha një grua në lagjen multinacionale Neukölln kur u pyet për Saleh. “Nuk ka shumë rëndësi kush bëhet kryetar bashkie. E rëndësishme është që të mbarojë aeroportii, thotë një burrë tjetër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button