Rajoni

Bullgari: GERB dhe Fronti Patriotik arritën pajtim, por krijimi i qeverisë i veshtirë

Partia GERB dhe Fronti Patriotik kanë arritur pajtim për koalicion në qeverinë e ardhshme.

bullgari“Për sa i përket kornizës politike arritëm pajtim në të gjitha pikat”, deklaroi znj. Rumjana Bëçvarova nga GERB pas konsultimeve me “Frontin Patriotik-Fronti Patriotik për Shpëtimin e Bullgarisë dhe VMRO”. Znj. Bëçvarova tha se nga Fronti Patriotik njohin të drejtën e forcës më të madhe politike që të caktojë kandidatin e saj për kryeministër dhe kryeparlamentar. “Nuk pretendojmë për poste të caktuara shtetërore, por nëse na ftojnë do të propozojmë specialistë”. Këtë e deklaroi z. Valeri Simeonov nga Fronti Patriotik për Shpëtimin e Bullgarisë. Ai tha se do të marrin përgjegjësinë për veprimet e specialistëve të tyre. “Me GERB-in u pajtuam në 14 nga 18 prioritetet, dallime kishte vetëm në nuanca”, theksoi z. Krasimir Karakaçanov nga VMRO-ja. Por krijimi i qeverise vetem midis ketyre dy partive eshte i veshtire sepse nuk arrihet numri i percaktuar ne parlament.
Me perpara Partia Socialiste Bullgare pat deklaruar se do të jetë opozitë.
Nderkohe GERB refuzoi Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë. GERB-i nuk dëshiron të ftojë Lëvizjen në një koalicion të tillë sepse ajo ishte pjesë e qeverisë në krye me kryeministrin Pllamen Oresharski, e cila krijoi të gjitha problemet që tani duhet t’i zgjidhemi, ka thënë anëtarja e Komisionit Ekzekutiv të GERB-it Rumjana Baçvarova pas konsultimeve midis ekipeve negociatorëshe të të dy partive.
Por tashme edhe koha është shumë e shkurter, në dispozicion të GERB. Data për mbledhjen e parlamentit po afron. Presidenti Rosen Plevneliev e a shpallur atë. “Ka shumë detyra urgjente që duhet të kryhen, por më e rëndësishmja është që Legjislatura e 43-të të Kuvendit Popullor të nisë punën e tij”-kështu presidenti Rosen Plevneliev e argumentoi vendimin e tij të thirrjes se parlamentit më 27 tetor. Natyrisht ka forca politike qe nuk jane dakort me kete date. “Partitë nuk përkrahin vendimin e presidentit, që mbledhja e parë e Kuvendit Popullor të mbahet më 27 tetor”, shkruante dje gazeta “Standart”. Kjo për arsye, se Partia Socialiste Bullgare, Lëvizja ABV dhe partia “Ataka” propozojnë datën 22 tetor.
Kujtojmë se sipas Komisionit qendror të Zgjedhjeve, në Kuvendin e 43-të Popullor GERB do të ketë 84 mandate, Partia Socialiste Bullgare 39 mandate, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë 38 mandate, Blloku i Reformatorëve 23 mandate, Fronti Patriotik 19 mandate. Partia “Bullgaria pa censurë” fitoi 15 deputetë, partia “Ataka” dhe ABV-ja /Alternativa e Rilindjes Bullgare do të kenë nga 11 përfaqësues në Parlamentin Bullgar. Natyrisht nese nuk do te kete perseritje te zgjedhjeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button