Sporti

UEFA, ja kush do të marrë vendimin për ngjarjet e Beogradit

UEFA-logo-1024_2940562-610x400UEFA ka përzgjedhur grupin i cili do të shqyrtëjë ngjarjet e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri e vlefshme për eleminatoret e europianit “Francë 2016″. Kreu i Departamentit të Disiplinës në UEFA Emilio Garcia i ka dërguar një letër Federatës Serbe dhe asaj Shqiptare ku i thotë se procedurat kanë filluar dhe ata presin prova dhe materiale deri në datën 22 tetor pasi në 23 meret vendimi.

Serbia do të procedohet për Organizim të mangët të një ndeshje futbolli, Fishakzjarrë të ndezur në stadium, Prani të flakëhedhësve, Turmë e rrëmujshme, Zaptim fushe nga tifozët dhe Përdorim i lazerit.

Ndërsa Shqipëria nga ana tjetër do të procedohet për Refuzim kthimi në fushë dhe Ekspozim të një baneri të paligjshëm.

Komiteti disiplinor përbëhet nga Kryetar, Tomas Partl (Austri) dhe anëtarë Jacques Antenen (Zvicër), Sandor Stock (Hungari), Thomas Hea (Andorra), Jim STJERNE Hansen (Danimarkë), Hans Lorenz (Gjermani), Rudolf Repka (Republika Çeke) , James Shaw (Irlanda e Veriut) dhe Joel Wolff (Luksemburg).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button