Home / Europa / Frika nga koronavirusi, Italia mbyll shkollat dhe universitetet

Frika nga koronavirusi, Italia mbyll shkollat dhe universitetet

Italia ka vendosur të mbyllë shkollat dhe universitetet deri në mes të muajit mars. Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme. Frika nga koronavirusi ka bërë që qeveria italiane të marrë një masë të tillë.

Pezullimi i përkohshëm i procesit mësimor mendohet të jetë për një periudhë prej dy javësh, por edhe mund të zgjatet për një muaj.

Ndërkohë këtë të mërkurë, dy këshilltarë nga Emilia-Romagna kanë rezultuar mbartës të koronavirusit vdekjeprurës.

Deri më tani në Itali si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 79 persona. Sipas të dhënave të mbrojtjes civile shumica e rasteve janë në Lombardi, Emilia Romanja dhe Veneto. Një e foshnje e sapolindur në Lombardi rezultoi pozitive ndaj virusit, por gjendja e saj shëndetësore vlerësohet e qëndrueshme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: